SUBVENCIONE PËR NDËRMARRJET E VOGLA DHE TË MESME NË BUJANOC

Komuna e Bujanocit ka hapur konkurs për përkrahjen e shoqërive ekonomike të vogla, të mesme si dhe sipërmarrësve të cilat kanë tendenca për rritje dhe punësime të reja në vitin 2019-të, të cilat zhvillojnë veprimtarinë e tyre në komunën e Bujanocit.

“Konkursi zbatohet nga Komisioni për ndarjen e mjeteve stimuluese për zhvillimin e ndërmarrësisë lokale në komunën e Bujanocit në shumën totale prej 10.000.000,00 dinarë, për veprimtaritë me seli në territorin e komunës së Bujanocit.” thuhet në thirrjen për aplikim të publikuar në faqen zyrtare të Komunës së  Bujanocit në internet.

Vlenë të theksohet se vitin e kaluar Komuna e Bujanocit ka ndarë 9.700.000,00 dinar për zhvillimin e ndërmarrësisë në këtë komunë. Afati për të aplikuar në këtë konkurs është deri më 22.02.2019 përmes formularëve të cilët mundeni të i gjeni në faqen e Komunës së Bujanocit duke klikuar këtu.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS