Pandemia Covid 19 që po izolon botën po shkakton pasoja fizike dhe psikologjike në njërëz. Vendin e ka kapluar qetësia dhe jo më kot është përkufizuar si”kohë lufte”, ku shumë njerëz po vdesin, shumë të tjerë janë të infektuar nga ky virus, shumica janë të izoluar nëpër shtëpitë e tyre .
Televizionet çdo ditë po raportojnë informacione me pasoja në vdekje në njerëz dhe shtim të numrit të të infektuarve. Përhapja e madhe e këtij “armiku të padukshëm” ka karantinuar nëpër shtëpitë e tyre shumë individë.
Kjo situatë e Covid 19 po shkakton stres, panik, ankth, frike, tension. Stresi ndikon në shëndetin tonë fizik, social, emocional, psikologjik dhe mendor. Interpretimi kognitiv i situatës ndryshon nga një njëri tek tjetri dhe sjell efekte jo të njëjta në organizma të ndryshme. Fenomeni stres përfshin ndodhitë stresante që në këtë rast janë: “Covid 19 , izolimi në shtëpi” dhe reagimet ndaj tyre.
Kur dëgjohen informacionet rreth virusit që po vret njerëz aktivizohet një situatë alarmi në mendjen e njerëzve. Alarmi është një reagim i mënjëhershëm ndaj situatave problematike. Gjatë situatës së stresit dhe alarmit kemi rritje të rrahjeve të zemrës, tendosje të muskujve, djersitje.
Përballja e vazhdueshme me stresin e Covid 19 konsumon gradualisht organizmin duke shkaktuar rraskapitje fizike (lodhje), rraskapitje mendore (mendime negative), rraskapitje emocionale (pesimizëm) dhe padurim (irritim i shpejtë). Gjithashtu paniku qe po shoqëron njerëzit në këto ditë izolimi karakterizohet nga probleme në frymëmarrje, marrje mendsh, këputje, ngushtim në gjoks dhe frikē nga vdekja. Përsoni mund të pushtohet nga pasiguria dhe ndjenjat e një fundi të pashmangshëm. Ky ankth zgjat nga disa minuta ne disa orë. Këta individë mendojnë se mund të jenë të pafuqishëm në përballimin e situatës.
Si mund ta përballojmë stresin, ankthin dhe panikun e Covid 19?
Ne si individë duhet ta pranojmë realitetin e kësaj situate me qetësi e optimizëm. Duke filluar nga kujdesi ndaj vetes dhe të tjerëve. Duhet të ndërgjegjsohemi për rregullat e parandalimit të këtij virusi. Organizmin duhet ta përgatisim ti bëjë ballë problemeve. Të kemi enërgjinë që mban gjallë jetën. Duhet
të jemi sa me aktiv, produktiv fleksibel, të aftë të adaptohemi dhe rezistues ndaj situatës. Reduktimi i emocioneve negative që lidhen me stresin, ankthin, pasigurine, frikën duke e mbajtur veten të zënë me mendime të ndryshme. Zëvëndësimi i mendimeve negative me ato pozitive e kupton dhe menaxhon më së miri situatën.Duke parë anën pozitive të situatës që është të qënit i shëndetshëm, të qënit në jetë, të qënit pranë familjes nuk e humbet entuziazmin për të ardhmen. Parapërgatit veten duke u fokusuar dhe evidentuar shkaqet e stresit që mbajnë gjallë problemin. Ta mbash nën kontroll duke ndryshuar mënyrën se si e shikon burimin e stresit..
Izolimi është një element stresues për shumë individë. Por ne mund ta bëjme sa më pak stresant atë duke zhvilluar;
– Aktivitete fizike të cilat të japin mundësinë për të shkarkuar tensionet negative që shkakton ky stres. Aktiviteti fizike luan një rol thelbësor në menaxhimin e stresit psikologjik duke reduktuar gjendjen e ankthit.
– Aktivitete të tjera si: të gatuash, të lexosh libra, të dëgjosh muzikë, të luash me fëmijët janë aktivitete zbavitëse dhe kënaqësie.
– Mërrni frymë thellë dhe clirojeni frymën, lehtësoni muskujt. Meditoni pasi është një alternativë e mirë për përballimin e stresit.
– Shkëputuni nga shikimi dhe dëgjimi i lajmeve nëpër televizione dhe rrjete sociale.
– Socializimi është shumë i rëndësishëm në këto kushte izolimi. Duke qënë se nuk mund të jemi pranë njëri – tjetrit fizikisht përfshihemi në ndërveprime efektive duke organizuar vidiocamera me miqte dhe të afërmit tanë.
– Të qënit pranë familjes dhe duke u kujdesur për to dhe vetën arrijmë të krijojmë kopshtin e sigurisë dhe qetësisë.
Veprimtaritë bashkëpunuese dhe kontribuese që ne japim për njëri – tjetrin mund të arrijmë kalimin më sukses të kësaj situate. Nga Olta Marku, “Psikologe Këshillimi”.