Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2018-08-12 09:48:14Z | | ÿ”ÿ’ÿ’ÿ1ˆv

Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Rinisë

Dita Ndërkombëtare e Rinisë shënohet çdo vit më 12 gusht, datë kjo kur edhe u aprovua me një rezolutë të posaçme nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1999.


Shënimi i kësaj dite synon promovimin e aktiviteteve për të rinjtë, me qëllim që të pranojë dhe njoh përpjekjet dhe përkushtimin e të rinjve në mbarë botë për përmirësimin e shoqërisë.

Me rastin e kësaj dite, drejtoresha ekzekutive e UNFPA, Natalia Kanem ka prezantuar strategjinë e re rinore, Trupi im, Jeta ime, Bota ime, e cila vendos nevojat për të mbështetur arritjen e Synimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm – SZHQ dhe agjendës së ICPD deri në vitin 2030.

“Strategjia Trupi im, Jeta ime, Bota ime! është e bazuar në ato që kemi mësuar për të rinjtë nga të rinjtë në dekada të programit me dhe për ta. Bashkë krijuar me mijëra aktivistë dhe avokatë të të rinjve në mbarë globin, ajo është në përputhje me Rininë 2030, një përpjekje më e gjerë e Kombeve të Bashkuara për të mbrojtur shëndetin dhe të drejtat e të rinjve dhe për të fuqizuar ata që të formojnë të ardhmen e tyre dhe të marrin pjesë në zhvillimin e vendeve të tyre”, tha Kanem.

Sipas saj, UNFPA është duke punuar së bashku me qeveritë, shoqërinë civile dhe partnerët e zhvillimit dhe të rinjtë për t’u siguruar që ata kanë njohuri dhe fuqi për të bërë zgjedhje të informuara dhe për të marrë pjesë si qytetarë aktivë.

“Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Rinisë, unë u bëj thirrje qeverive kudo që të mbajnë premtimet që u bënë grave dhe të rinjve 25 vjet më parë. Bashkohuni me ne në marshimin për në Najrobi! Së bashku, ne më në fund mund të bëjmë të drejtat dhe zgjedhjet një realitet për të gjithë të rinjtë”, porosit Kanem.

Ndryshe, në Konferencën Ndërkombëtare të Popullsisë dhe Zhvillimit të vitit 1994, qeveritë ranë dakord të plotësojnë nevojat e veçanta të adoleshentëve dhe të rinjve, veçanërisht grave të reja, për qasje në arsim, shëndetësi, këshillim dhe shërbime të shëndetit riprodhues me cilësi të lartë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS