Edhe pse sot nuk ka pasur asnjë organizim me rastin e 32 vjetorit të themelimit të Partisë për Veprim Demokratik, kryetari i kësaj partie politike ka gjetur kohën të urojë anëtarët dhe simpatizantët e saj.
Dita e sotme, 19 gushti, shënon përvjetorin e themelimit tëpartisë së parë shqiptare në Luginë të Preshevës, e këtë vit numëron 32 vjetorin e themelimit.
Kryetari i kësaj partie, njëherit deputeti i vetëm shqiptarë në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, përmes një shkrimi në facebook ka uruat të gjithë anëtarët dhe simpantizantët e Partisë për Veprim Demokratik.
Të bashkangjitur me urimin, Kamberi ka postuar një fotografi ku shihet deri sa pin kafe me themeluesin e PVD-së dhe kryetarin e parë të sajë, Riza Halimin.
Në vazhdim po ju sjellim urimin e plotë të Kamberit tëpostiar nëfaqen e tij në rrjetin shoqëror facebook:
Partia për Veprim Demokratik shënon sot 32 vjetorin e themelimit të sajë.
19 Gushti i vitit 1990 shënon fillimin e angazhimit dhe organizimit politik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe betejën politike për mbrojtjen, ruajtjen dhe avancimin e pozitës së shqiptarëve në Luginë.
Me këtë rast bashkëbisedova me kryetarin e parë dhe themeluesin e PVD, Riza Halimi.
Për 32 vite rresht, PVD mbeti partia e vetme që rreth vetës bashkon shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Me kryetarin Halimi përkujtuam sfidat në të cilat ka kaluar Lugina e Preshevës dhe rrugëtimin tonë të përbashkët politik gjatë këtyre periudhave të vështira politike.
Bashkëbisedimi me themeluesin e PVD është motivim për të vazhduar rrugëtimin tonë të drejtë politik dhe për t’u ballafaquar me sfidat që na presin edhe në të ardhmen.
I uroj të gjithë anëtarëve dhe simpatizuesëve të PVD ditën e themelimit të partisë dhe i inkurajoj që bashkërisht të vazhdojmë betejat tona politike që për qëllim kanë të drejtat e shqiptarëve të Luginës.