Sonte hapet ekspozita përfundimtare e kolonisë artistike “LuginArt 2023”

Sonte hapet ekspozita përfundimtare e kolonisë artistike “LuginArt 2023” e realizuar në Preshevë dhe Bujanoc.


Në hapësirat e hotel “Rozafa” në Bujanoc, sonte me fillim në ora 20:00 hapet ekspozita përfundimtare e kolonisë artistike “LuginArt” 2023, në kuadër të së cilës do të shfaqen punimet e realizuara nga pjesëmarrësit në këtë koloni artistike.

Kolonia artistike “LuginArt 2023” është realizuar nga “Qendra Kulturore B” në Preshevë dhe Bujanoc. Derisa hapja solemne e kolonisë është mbajtur në Preshevë, ekspozita përmbyllëse do të mbahet në Bujanoc. Në këtë koloni kanë marrë pjesë më shumë se 20 artistë nga i gjithë rajoni.

Në kuadër të aktiviteteve të kolonisë artistike është shfaqur edhe primera e monodramës “Grua Gur” nga Egzona Salihu dhe nën regjinë e regjisores Afeida Mehmeti.

Kolonia artistike “LuginArt 2023” realizohet nga organizata joqeveritare “CultCenter B” e cila funksionon në Preshevë dhe Bujanoc, me përkrahjen e Këshillit Kombëtar Shqiptar përmes Fondit të Qeverisë së Kosovës për Luginën e Preshevës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Bibloteka “Mehmet Jusufi” në Preshevë do të organizoj “Panairin e Librit Shqip”

Lirigzona Nuredini

Aktori Kushtrim Asllani bashkohet me shoqatën Ditura për të sjell “Valley Film Festival” në Bujanoc

Lirigzona Nuredini

Sot në Preshevë nis edicioni i dytë i kolonisë artistike “LuginArt”

PreshevaPRESS