Kur afrohet pranvera në veri të Kinës, mirëmbajtësit e lumit Amur, kujdesen që t’ia thyejnë sipërfaqen e ngrirë, në mënyrë që parandalojnë grumbullimin e ujit të akujve që shkrirjen dhe të evitojnë vërshimet.
Këtë sezon, është përdorur eksplodim i kontrolluar, që të thuhet sipërfaqja, gjë që bëri ngritjen e ujit në kolonat që arrinin deri në 50 metra lartësi, transmeton Telegrafi.
Intervenimi që është bërë së fundmi, është i domosdoshëm për shkak se rrjedha e ujit bllokohet nga akulli dhe del brej shtratit të lumit.
Që nga fillimi i muajit, ekspertët kanë vënë dinamit në pjesët e caktuara, në lumin që ndodhet në zonën e ftohtë, në kufi me Rusinë.
Gjithçka ka shkuar sipas planit në këtë intervenim, që nuk pritet të ketë shkaktuar ndonjë dëmtim në peshqit që jetojnë aty.