Sinani nënshkruan kontratën për ndërtimin e parkut modern

Për herë të parë në historinë e saj, Komuna e Preshevës do të ndërtojë një park modern në zemër të qytetit, në hapësirën e ish-tregut të gjelbër. Kryetarja e komunës, Ardita Sinani, ka nënshkruar sot kontratën me ministren e Ndërtimtarisë, Komunikacionit dhe Infrastrukturës, Aleksandra Sofronijeviq, për realizimin e projektit “Ndërtimi i Parkut të Qytetit në Preshevë”.


Projekti, me vlerë 207.220 euro, financohet përmes Programit LIID – Zhvillimi i infrastrukturës lokale dhe forcimi institucional i vetëqeverisjeve lokale, që mbështetet nga Banka Botërore dhe Ambasada e Francës në Beograd.

Sipas Sinanit, parku do të përfshijë hapësira të gjelbra, shtigje për ecje, pajisje për rekreacion, zona pushimi dhe ndriçim dekorativ, duke ofruar një ambient të përshtatshëm për të gjitha grupmoshat – nga fëmijët deri te të moshuarit.

“Ky projekt do të bëhet simbol i frymës urbane për qytetarët tanë dhe shënon rikthimin e partneritetit të Komunës së Preshevës me institucionet ndërkombëtare”, – ka deklaruar Sinani.

Ajo ka shtuar se ky është vetëm projekti i parë në vazhdën e iniciativave që do të realizohen përmes donacioneve ndërkombëtare, si rezultat i përkushtimit të pushtetit lokal për bashkëpunim dhe ngritje të cilësisë së jetës në komunë.

Në vazhdim ju sjellim njoftimin e plotë të Sinanit të publikuar në faqen e sajë në rrjetin Facebook.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohen çmimet e reja të karburanteve në Serbi

PreshevaPRESS

Mbahet mbledhja e Këshillit Komunal për Siguri dhe Parandalim të Kriminalitetit në Preshevë

PreshevaPRESS

Delegacioni i Luginës së Preshevës në SHBA fillon agjendën me takimin tek Kongresmenin Keith Self

PreshevaPRESS