Shtrati që iu shpëton nga tërmeti – mund të përballojë 60 tonë ngarkesë

Një shpikës nga Rusia, ka projektuar shtratin që mund të mbrojë njerëzit e rrezikuar nga tërmetet.


Edhe pse në pamje të parë duket si një shtrat normal, ai është pak i lartë dhe ka sensorë të cilët zbulojnë lëvizjen e tërmetit duke u shndërruar në një kuti të fortë të çeliktë që i ngjan një arkivoli.

Sipas projektuesit, posa të ndodhin lëkundjet e tokës dysheku bie poshtë pjesës së brendshme metalike të krevatit, duke u mbyllur me një kapak, e që shpëton personin që gjendet brenda.

Tërmetet mund të jenë nga më të ndryshmet dhe personit që gjendet brenda gërmadhave i mbyllur në këtë krevat, do t’i nevojitej ushqim e ujë për të jetuar derisa të gjendej nga njësitë e shpëtimi, njofton Telegrafi.

Për këtë projektuesi rus ka paraparë rezerva të ushqimit, ujë në shishe, materialet e ndihmës së parë, madje edhe maska e gazit mbahen në fund të strukturës për të siguruar personin që të jetojë për aq kohë sa do të qëndrojë.

Ky lloj shtrati i çeliktë mund të përballojë 60 tonë ngarkesë mbi të, pa e rrezikuar personin brenda.

Në videon më poshtë, mund të shihni të gjithë procesin e funksionimit të këtij shtrati.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Reshje dhe intervale me diell, ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

PreshevaPRESS

Rreziqet që vijnë nga konsumi i kafes esëll

PreshevaPRESS

Mot me riga shiu dhe diell në pesë ditët e ardhshme

PreshevaPRESS