Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme i Komunës së Preshevës ka mbajtur takimin e radhës, njoftim ky i bërë publik në faqen e Komunës së Preshevës në rrjetet sociale.
Në mbledhjen e mbajtur sot, Shtabi Komunal për Situata të Jashtëzakonshme në Komunën e Preshevës, ka shqyrtuar dhe analizuar situatën që po kalon Presheva në gjendjen e jashtëzakonshme, duke analizuar edhe çështjen e zbatimit të konkluzioneve që janë marrë në mbledhjet e kaluara.
PreshevaPRESS ka raportuar se Komuna e Preshevës dhe Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme ka tejkaluar autorizimet dhe kompetencat e veta duke dhënë leje për qarkullim gjatë kohës së orës policore, leje të cilat janë kompetencë e drejtpërdrejtë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Serbisë.
Edhe pse disa dit në radhë, ky raportim i PreshevaPRESS u cilësua si i rremë nga Komandanti i Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme, Shqiprim Arifi, sot gjatë mbledhjes së mbajtur po i njejti ka nënshkruar vendimin ku kanë publikuar konkluzionin përmes të cilit shfuqizojnë vendimin për lejet e dhëna deri më tani, vendim që shfuqizon edhe lejet e lëshuara deri sot.
Në konkluzionin nr.1 të mbledhjes së sotme thuhet:
SHFUQIZOHET KONKLUZIONI NR.11 I SHTABIT KOMUNAL PËR S.J. I DATËS 18.3.2020. -IV-01-82-16/20 DHE LEJET E PËRKOHSHME TË LËSHUARA NGA SHTABI KOMUNAL PËR S.J. ME NR. IV-01-82-17 TË DATËS 18.3.2020. TË ZËVËNDSOHEN ME APLIKIM TË DREJTËPËRDREJTË TË PERSONAVE FIZIK DHE JURIDIK NË MINISTRITË PËRKATËSE NË FORMË EKTRONIKE NË KËTO ADRESA: VANREDNOSTANJE@PRIVREDA.GOV.RS DHE HTTPS:// REGISTAR-UZB.RS/AGROMERE – 064/88-18-486.