Foto: facebook/Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi: Marrëveshja e koalicionit për KKSH i kushtoi afro 4 milion euro Qeverisë Kurti

Derisa organet e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi po konsulidohen, kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, po vazhdon me akuza.


Vikendin e kaluar Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi është bërë me udhëheqje të re. Në zgjedhjet e kuvendit të elektorëve të KKSH-së, koalicioni i krijuar mes Partisë për Veprim Demokratik, Partisë Demokratike Shqiptare, Lëvizjes së Progresit Demokratik dhe Partisë Demokratike, bashkarisht fituan shumicën e mandateve të këshilltarëve në këtë institucion.

Alternativa për Ndryshim e Shqiprim Arifit, mbetet partia e vetme e mbetur në opozitë të Këshillit Kombëtar Shqiptar.

E për këtë, i pari i Preshevës dhe udhëheqësi i APN-së, Shqiprim Atifi, thotë se për këtë marrëveshje kundër subjektit të tij, partitë shqiptare u paguan nga Qeveria Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

“Joshja apo ndikimi i Lëvizjes Vetëvendosje përmes Liburn Aliut, në këtë fazë të negocimit sidomos duke i joshë me para, do të thotë me një vlerë prej 4 milion euro, eka bërë të pamundur gjetjen e një marrëveshje stabile për të ardhmen, dhe ia ka imponuar (katër partive) për të hyrë në një marrëveshje kaq fragjile” ka thënë Shqiprim Arifi për Tëvë1.

Edhe pse anëtarë të partive të koalicionit LR – PVD – PDSH – PD kundërshtojnë këtë gjë, teksti i marrëveshjes për lidhjen e këtij koalicioni ende nuk është publikuar nga asnjëra parti politike.

Kujtojmë, pas nënshkrimit të marrëveshjes, ish kryetari i KKSh-së, Ragmi Mustafi, është tërhequr nga lista e PVD-së për këtë institucion në ditën e zgjedhjeve të kuvendit të elektorëve.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS