SHQIPËRIA PO PËRGATIT NDIHMËN PËR LUGINËN NË LUFTË KUNDËR COVID19

Siç ka mësuar PreshevaPRESS, Republika e Shqipërisë është duke planifikuar ndihmë financiare për tri komunat e Luginën e Preshevës, atë të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.


Gjatë ditëve në vijim Qeveria e Shqipërisë do të komunikojë me kryetarët e Preshevës dhe Bujanocit, si dhe me përfaqësuesit shqiptarë të Medvegjës.

Ky paralajmërim vie pas ndarjes së ndihmës financiare me vlerë prej 500,000.00 euro nga Qeveria e Kosovës për Luginën e Preshevës, si përkrahje për të luftuar pasojat e shkaktuara nga situata me pandeminë.

Qeveria e Shqipërisë, për dallim nga ajo e Kosovës, ndihmë  financiare që do ta ndajë për Luginën pritet të e kalojë përmes Këshilit Kombëtar Shqiptar me qëllim të anashkalimit të problemeve të mundshme me Komunën e Medvegjës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS