SHKOLLA FILLORE NË MIRATOC FESTON 74 VJETORIN

Sot shkolla fillore në fshatin Miratoc ka shënuar përvjetorin e saj, ku me këtë rast mësimdhënësit e kësaj shkolle në bashkëpunim me nxënësit e tyre kishin përgatitur një program kulturo-artistik. Nga recitimet e nxënësve, këngët, valle, skeçe humoristike, monologje ishin ato që e pasuronin programin shkollor duke i shtuar dhe vlerën kësaj dite madhështore.

Të pranishëm në këtë manifestim ishin drejtori i shkollës Fillore “Abdullah Krashnica” z. Gafurr Hyseni, mësimdhënës të kësaj shkolle, veteranë të arsimit si dhe nxënësit e kësaj shkolle.

Gjatë programit fjalën përshëndetëse e morri Gafurr Hyseni drejtor i shkollës fillore “Abdullah Krashnica” në Miratoc si dhe me këtë rast shpërndau dhe mirënjohje për nxënësit më të dalluar të cilët kishin arritur suksese në garat komunale duke nxënë vendet e para.

Në fund të programit që kishin përgatitur stafi i kësaj shkolle ishte organizuar dhe një koktel rasti për të gjithë të pranishmit.

Shkolla fillore “Abdullah Krashnica” është dhe shkolla e parë shqipe e cila shënon institucionin e parë arsimor në fshatin Miratoc, prandaj vlera e kësaj shkolle është e një rëndësie të madhe për gjithë komunën e Preshevës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS