Republika e Serbisë, sot ka shënuar statistikat më të këqija në historinë e saj, nga fillimi i pandemisë e deri më tani.
Sot janë konfirmuar zyrtarisht se në 24 orët e fundit në Serbi janë infektuar 3,536 njerëz, derisa kanë humbur jetën 21 njerëz. Derisa po pritet shtrëngimi i masave ekzistuese dhe vendosja e masave të reja për të luftuar pandeminë Covid19, gjithashtu po diskutohet ndryshimi i Ligjit për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive, përmes të cilit pritet të i rriten kompetencat policisë komunale.
Ndihmësi i kryeshefit të policisë komunale të Beogradit, Ranko Shekularac ka deklaruar se policia komunale, në përputhje me dispozitat e ligjit të miratuar nga qeveria, do të jetë në gjendje të kontrollojë individualisht zbatimin e masave të përshkruara për të luftuar pandeminë dhe të shkruajë dënimet për mosrespektimin e masave në vendngjarje.
Ai ka thënë për Radio Televizionin e Serbisë se ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, i cili ka kaluar procedurat e nevojshme qeveritare, shumë shpejt do të paraqitet deputetëve të Parlamentit të Serbisë.
“Ajo që ligji i ri do të sjellë është se jo që ne do të mundemi që përmes kontrolleve të drejtpërdrejta të cilat mundemi të i realizojmë të vetëm për të treguar shkeljet e masave në fuqi, por edhe do të mundemi të reagojmë në mënyrë represive. Polici komunal do të mundë të shkruaj dënimet menjëherë për ata që nuk i respektojnë masat e vendosura nga Qeveria e Serbisë” ka thënë ai.
Serbia momentalisht është në një situatë absurde – maskat nuk mbahen dhe nuk ka ndëshkime, tubimet janë të ndaluara por njerëzit vazhdojnë të grumbullohen, klubet nuk lejohen të punojnë pas orës 23:00 por ato funksionojnë dhe janë plot. Zgjidhja e vetme praktike është ndryshimi i ligjit, thuhet në komentin e gazetës serbe Blic.
Sipas gazetës Blic ndryshimet në Ligjin për mbrojtjen e popullatës nga sëmundje infektive kanë të bëjnë me rritjen e madhe të kompetencave të inspektorëve dhe policëve komunal. Kështu, policia dhe inspektoriati sanitar përmendet si organi themelor, i cili mund të lëshojë një vendim për kundërvajtje gjatë inspektimit nëse haset në mosrespektimin e masave të vendosura nga shteti.
Sipas Blic, kompetencat e inspektorit dhe policisë komunale bëhen të njëjta dhe ata munden të:
- Shqiptojnë denim për kundërvajtje;
- Paraqesin raport tek autoriteti kompetent për kryerjen e veprës penale, ose kërkesë tek autoriteti kompetent nëse është rasti për kundërvajtje;
- Informojë disa organe të tjera që janë arsyet e marrjes së masave të caktuara.
Përveç kompetencave të rritura përmes ndryshimeve në Ligjin e ri për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet infektive, inspektorati dhe policia komunale kanë detyra të caktuara nga vetëqeverisjet lokale.
Përmes ndryshimeve ligjore, shërbimet komunale kanë mundësinë që praktikisht të mbyllin lokale, kafiteri ose klube që nuk respektojnë masat e përshkruara për të luftuar pandeminë.
Sipas ndryshimeve në ligji, ata munden të:
- urdhërojë zbrazjen e objektit ose hapësirës në të cilën ka ndodhur shkelja e masave;
- ndalojnë kryerjen e veprimtarive në objektin ose hapësirën ku masat janë shkelur për një maksimum prej 72 orësh.
Denimet sipas ndryshimeve ligjore
Dënimet e përcaktuara për personat juridik:
- Gjobë prej 300000 dinarësh do të shqiptohet ndaj çdo personi juridik nuk përcakton masat personale kundër infeksionit, dhe nëse nuk përcakton personin përgjegjës për zbatimin e drejtpërdrejtë të atyre masave.
- Për të njëjtën shkelje një sipërmarrës do të gjobitet vetëm 150000 dinarë.
- Gjobë prej 50000 dinarësh do të shqiptohet për personin përgjegjës
- Gjobë prej 30000 dinarësh për personin përgjegjës për zbatimin e menjëhershëm të këtyre masave.
Dënimet e mëposhtme janë të përcaktuara për personat fizik:
- Gjobë prej 5000 dinarësh do të shqiptohet për çdo person fizik i cili nuk i përmbahet masave mbrojtëse personale kundër infeksionit, e që synojnë mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së tij dhe të njerëzve të tjerë gjatë epidemisë.
Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.