SEANCA E II-të FILLON ME NJË MINUT HESHTJE PËR TË NDJERIN dr.RESHAT YMERI

Sot me afro një orë vonesë, ka filluar seanca e II-të e Kuvendit Komunal të Preshevës.


Seanca e dytë e Kuvendit Komunal ka filluar me fjalën hyrëse të Kryetarit të Kuvendit Komunal, Sami Salihu, i cili ka shfrytëzuar rastin të falënderojë bashkatdhetarët për kontributin e dhënë për Preshevën gjatë kohës së pandemisë Covid19.

Me propozim të këshilltarit të PVD-së, dr.Skender Destani, Kuvendi Komunal mbajti një minutë heshtje në respekt të veprës dhe jetës së të ndjerit dr.Reshat Ymeri.

Diskutimin rreth rendit të ditës zgjati për gati 90 minuta, me ç`rast rendi i ditës u votua me 20 vota për, 4 kundër dhe 1 të përmbajtur, duke mos votuar propozimin e shefit të grupit të këshilltarëve të PVD-së, Nadër Sadiku që të largohet nga rendi i ditës rishikimi i buxhetit komunal, si dhe propozimi nga ana e Partisë Demokratike Shqiptare që të tërhiqet raporti i shtabit për gjendje të jashtëzakonshme.

Momentalisht në seancën e Kuvendit Komunal është duke raportuar kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, në lidhje me punën e Shtabit komunal për gjendje të jashtëzakonshme në Preshevë gjatë pandemisë Covid19.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Tyrbja e vetme në Medvegjë përfshihet nga zjarri

PreshevaPRESS

Kërkohen 350 punëtorë, në Preshevë më 17 Prill organizohet Panairi i Punës

PreshevaPRESS

Mbahet seanca e VII-të e Këshillit Komunal në Bujanoc

PreshevaPRESS