Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Austrisë, Alexander Schallenberg pasditen e së e enjtes ka vizituar Kosovën.
Ai gjatë qëndrimit rreth një orësh në aeroportin “Adem Jashari” theksoi se ndryshimi i kujve është i vështirë në mundësitë e një marrëveshje nale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por shtoi se gjithçka varet nga palët e përfshira dhe vendimet nale do të merren nga vet zyrtarët e shteteve përkatëse.
Diplomati austriak në një konferencë për medie, pas takimit me homologun e tij kosovar, ministrin Glauk Konjufca tha se po i vështrojnë me kujdes zhvillimet e brendshme politike në Kosovë.
“Ne dëshirojmë që të ketë një marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë, mirëpo kjo nuk varet nga ne. Ndryshimet e kufijve janë gjithmonë të vështira, mirëpo pozita jonë, siç e thash edhe më herët, çdo zgjidhje e miratuar nga palët që përputhet me ligjet ndërkombëtare dhe që shpije drejt një zgjidhje të pranueshme nuk do të jetë në Helsingi, apo Lisbon, por do te jenë njerëzit e Kosovës që do të vendosin për atë” , tha ai.
Sipas tij zgjidhja duhet të jetë brenda kornizës ligjore dhe kushtetuese të vendit.
“Ne si Austri do t’i vëzhgojmë dhe do të vazhdojmë të jemi me ju, do të presim që këto zhvillime të ndodhin brenda kornizës kushtetuese dhe në mënyrë demokratike” , tha ai.
Kryediplomati austriak në këtë vizitë në Kosovë ishte i shoqëruar edhe nga ministrja për Bashkimin Evropian dhe Kushtetutën e Austrisë, Karoline Edtstadler, e cila tha se është e rëndësishme që të llojë procesi i liberalizimit të vizave për Kosovën.
“Kërkuam që të kemi mbështetjen e vazhdueshme dhe kjo mbështetje nuk ka munguar kurrë sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën. Po ashtu shprehëm qëndrimin tonë për një gatishmëri për të pasur marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët tanë në rajon. Duke mos përjashtuar këtu as Serbinë, meqenenëse ne jemi të hapur për vazhdimin e dialogut me Serbinë, duke shpresuar dhe besuar në arritjen e një marrëveshje që e ka kuptimin eksplicit të njohjes dhe pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë. Ne jemi të palëkundur në qëndrimin që çfarëdo zgjidhje që përfshinë marrëveshja me Serbinë nuk duhet të prek shtetësinë e Kosovës dhe integritetin territorial të Kosovës” , tha ai.
Krahas kësaj, ministri Konjufca tha se Kosova duhet të shkojë drejt zgjedhjeve të reja për të marrë legjitimitetin qytetarë.
Në këtë takim, shteti austriak ndau rreth gjysmë milioni euro për Kosovën si ndihmë për Covid 19.