Sanksione serioze të SHBA-së ndaj Kosovës, përjashtohet nga Defender 23

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka mbajtur konferencë për shtyp sot me disa media në Kosovë duke deklaruar që ka kërkuar urgjentisht nga kryeministri Albin Kurtit që të tërheq Policinë e Kosovës komplet prej tri ndërtesave të komunale në veri të vendit, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveqan.


Ambasadori Hovenier theksoi që në mungesë të reagimit nga Qeveria e Kosovës në këtë kërkesë të SHBA-së dhe në mungesë të çfarëdo shenje se qeveria po punon në shtendosjen e situatës në veri, SHBA ka vendosur ta përjashtojë Kosovën nga ushtrimi i NATO-së Defender 23.

Po ashtu, “do të ndalim githa përpjekjet për të ndihmuar Kosovën në njohje me shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën dhe në procesin e integrimit në organizata ndërkombëtare”.

“Kriza që është krijuar ka qenë totalisht e panevojshme, kryetarët e komunave kanë pasur mundësi të punojnë prej ndërtesave tjera administrative që gjenden në këto komuna, pra s’ka qenë fare e domosdoshme të insisitojnë të hynë në këto objekte” – tha Hovenier gjatë bisedës me gazetarë

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shtetasit e Kosovës me pasaporta “koordinacija” nga mesi i tetorit pa viza në Schengen

PreshevaPRESS

Zyrtari i NATO-s bisedon me Bislimin për urën në Mitrovicë, Goffus: Vendimet të konsultohen me ndërkombëtarët

PreshevaPRESS

ZPS-ja i largon edhe 11 dëshmitarë në rastin e Thaçit dhe të tjerëve

PreshevaPRESS