Sabedini nga PDSH përgënjeshtron lajmin se PDSH gjatë ditës së hënë ishin në takim tek Kurti

Portali nga Bujanoci FOLonline ka raportuar se gjatë ditës së djeshme Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka takuar përfaqësuesit e PDSH-së dhe Musliun e LPD-së, për të biseduar për koalicionet qeverisëse në Preshevë dhe Bujanoc.


Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe ditën e hënë ka vazhduar të tentojë të bind akterët politik shqiptarë të Luginës për të arritur marrëveshje për pushtetet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ka raportuar FOLonline duke u thirrut në burimet e veta në Prishtinë, Bujanoc dhe Preshevë.

“Shefi i ekzekutivit kosovar ka kërkuar nga delegacioni i PDSH-së të gjinden modalitete funksionale për qeverisjen e re në Preshevë, derisa nga lideri i LPD-së, Shqiprim Musliu, ka kërkuar gjetjen e zgjidhjes së favorshme për të ndërtuar qeverisëse stabile me shumicë shqiptare në Bujanoc, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve.” thuhet në raportimet e portalit FOLonline.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i kordinatorit të Partisë Demokratike Shqiptare me seli në Preshëvë, Agim Sabedini, i cili ka kontaktuar redaksinë e FOLonline duke përgënjeshtruar lajmin se një delegacion i këtij subjekti politik ishte në takim tek kryeministri Kurti.

“Si PDSH nuk kemi qenë sot në takim dhe as që kishim ftesë nga kryeministri për biseda “, është shprehur Sabedini.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Nesër mes orës 8 dhe 17 në Shtëpinë e Shëndetit në Preshevë do të organizohen kontrolla preventive

PreshevaPRESS

Takim midis drejtuesve të Bujanocit dhe Likovës

PreshevaPRESS

Rojeviq: Nesër në orën 18:00 nis bllokimi i kufirit me Kosovën, Konçuli dhe Muçibaba nuk bllokohen

PreshevaPRESS