Rubin në hagë rrëfen rolin e tij në marrëveshjen për Luginën e Preshevës, kohë që lidhet me UÇPMB-në

Ish-diplomati amerikan, James Rubin, i cili për dy ditë ka dëshmuar në Hagë për rastin e Thaçit dhe të tjerët, gjatë dëshmisë se sotme, ka përmendur involvimin dhe rolin e tij në marrëveshjen për Luginën e Preshevës dhe ndaljen e luftës së UÇPMB-së.


Gjatë ditës së sotme ai u pyt nëse kishte qenë në Kosovë pas nënshkrimit të marrëveshjes së Rambujesë, dhe Rubin tregoi se rreth gjashtë muaj pas qershorit të vitit 1999, kishte ardhur në Kosovë me Ambasadorin Hill, dhe kishte ardhur për të u marrë me luftën që po zhvillohej në Luginën e Preshevës.

“U kheva në Kosovë për një marrëveshje në Luginën e Preshevës, që mos të lejohej dhuna atje, besoj se kjo marrëveshje ka qenë e suksesshme” u shpreh Rubin, duke folur për fillimin e vitit 2000, pa e saktësuar kohën.

Në pyetjen e prokurorit që po e intervistonte, se nëse i kujtohet kur ka qenë kjo vizitë, Rubin nuk ishte i saktë për kohën por ajo që tha Rubin, ndërlidhet me kohën e UÇPMB-së.

Disa muaj pas qershorit, konkretisht nuk më kujtohet, kam qenë me Ambasadorin Chris Hill me sa më kujtohet në Kosovë. U përpoqëm që të parandalonim aktet e reja të dhunës në Luginën e Preshevës, dhe më vonë na raportuan se përpjekjet tona qenë të suksesshme” përfundoi Rubin deklaratën që kishte të bëjë me kohën që ndërlidhej me vizitën e tij pas arritjes së marrëveshjes së Rambujesë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Aksion për kontrolle të shtuara trafiku nga 16 deri më 22 shtator 

PreshevaPRESS

Dokument / Ftohet seanca e IV-të e Kuvendit të Komunës së Preshevës

PreshevaPRESS

Migrimi po boshatis shkollat në Preshevë: Historia prekëse e një nxënësi të vogël

PreshevaPRESS