Rriten çmimet e derivateve të naftës në Serbi për shtatë ditët e ardhshme

Nga sot, prej orës 15:00, çmimet e karburanteve në Serbi kanë ndryshuar. Një litër evrodizel tani kushton 196 dinarë, ndërsa benzina evropremium BMB është rritur në 183 dinarë për litër.


Në krahasim me javën e kaluar, dizeli është shtrenjtuar për 1 dinar, ndërsa benzina ka pësuar një rritje prej 2 dinarësh. Këto çmime do të jenë në fuqi deri më 4 prill, ora 15:00.

Ndërkohë, në tregjet botërore, çmimi i naftës ka rënë. Aktualisht, çmimi i naftës së papërpunuar është 69.639 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent tregtohet me 73.730 dollarë për fuçi.

Ky ndryshim në çmimet globale të naftës nuk është reflektuar ende në tregun e brendshëm të Serbisë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rreziqet që vijnë nga konsumi i kafes esëll

PreshevaPRESS

Mot me riga shiu dhe diell në pesë ditët e ardhshme

PreshevaPRESS

Nga 1 prilli automjetet mund të përdorin gomat e verës në komunikacion

PreshevaPRESS