RINOR KRASNIQI PROMOVON KONKURSET E KOMUNËS SË PRESHEVËS

Këshilltari në Kuvendin e Preshevës nga radhët e PVD-së, ka shfrytëzuar llogarinë e tij në rrjetin facebook që të i bëjë thirrje të gjitha organizatave joqeveritare, bujqve dhe afaristëve që të aplikojnë me sa më shumë ide në konkurset e hapura nga Komuna e Preshevës.

Pasi që në llogarinë e tij, Kryetari i Preshevës, z.Shqiprim Arifi përmes një posti ka promovuar se ka rritje në mjetet e parapara për të subvencionuar bujqësinë, zhvillimin e ndërmarrësisë dhe financimi e programeve të organizatave joqeveritare, nuk ka munguar reagimi i këshilltarit më aktiv në rrjetet sociale nga radhët e opozitës.

Përmes këtij reagimi, z.Krasniqi ka apeluar te çdo bujk, afarist apo organizatë joqeveritare që të aplikojë në konkurset e hapura nga Komuna e Preshevës, pasi që sipas tij, Komuna është e të gjithëve.

“Çdo Bujk, Afarist dhe Koordinator i OJQ duhet të aplikoj për Subvencione, Komuna është e të gjithve nuk është Pron Private !!!”, ka shkruar në facebook Rinor Krasniqi.

Më tutje ai bën thirrje që mos të i lejohet Kryetarit të Preshevës që të lavdërohet duke shpërndarë paranë publike, duke shpjeguar se nuk po shpërndajnë mjete nga pasuria private e “pushtetarëve” siç i quan ai udhëheqësit e Komunës së Preshevës, duke shprehur respekt për çdo bujk, afarist apo organizatë.

Rinor Krasniqi është këshilltarë në Kuvendin e Preshevës, nga radhët e Partisë për Veprim Demokratik.

https://www.facebook.com/riinorkrrasniqi/posts/830621543968189

ARTIKUJT E NGJASHËM

Boshllëku kulturor dhe izolimi social që po shuajnë të ardhmen e rinisë në Preshevë

PreshevaPRESS

Tyrbja e vetme në Medvegjë përfshihet nga zjarri

PreshevaPRESS

Kërkohen 350 punëtorë, në Preshevë më 17 Prill organizohet Panairi i Punës

PreshevaPRESS