Rënia e raketës vjet në Poloni, asistenti i presidentit Duda: Ishte e prodhuar në Rusi

Një asistent i presidentit polak Andrzej Duda ka thënë se objekti që hyri në hapësirën ajrore të Polonisë vitin e kaluar dhe u gjet në prill ishte një raketë e prodhuar nga Rusia.


Associated Press raporton se asistenti, Pawel Szrot, tha në Radio RMF FM të premten se hunda e raketës ishte gjetur dhe se ishte “e veçantë” sepse ishte prej betoni, transmeton Gazeta Express.

Ai po shqyrtohej nga ekspertët. Szrot tha se ishte “teknologji ruse” dhe se me shumë gjasë që synonte t’i jepte peshë hundës dhe të lejonte që predha të përpiqej të ngatërronte sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës në përpjekjen për të zmbrapsur sulmet ruse.

Hunda e raketës nuk përmbante eksploziv, tha Szrot.

Zyrtarët e mbrojtjes së Polonisë ishin përballur me pyetje në lidhje me një objekt që u përplas në territorin polak në dhjetor dhe pjesët e të cilit u gjetën nga një civil në pyll pranë qytetit të Bydgoszcz në prill.

Çështja e sigurisë ajrore derisa po zhvillohet një luftë në Ukrainën fqinje u bë veçanërisht e ndjeshme në Poloni pasi dy polakë u vranë kur një raketë ra në Poloninë lindore në nëntor.

Zyrtarët perëndimorë thanë se besonin se një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase humbi rrugën ndërsa Ukraina u përpoq të zmbrapste një sulm në shkallë të gjerë nga Rusia.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Gjykata Ndërkombëtare Penale kërkon fletarrestime për kryeministrin izraelit dhe liderin e Hamasit

PreshevaPRESS

Zyrtari i OKB: Mund të duhen 14 vjet për ta pastruar Gazën nga rrënojat

PreshevaPRESS

Lituania mbështet idenë e dislokimit të armëve bërthamore të NATO-s në Poloni

PreshevaPRESS