Qyteza italiane ku gjobitesh me 400 euro nëse shan fetë

Një qytezë italiane do të gjobisë me 400 euro çdo person që do të ofendojë besimet fetare.


Zyrtarët e Saonarës, në veri të Italisë, kanë ndërmarrë disa nisma kohët e fundit për të zhdukur sjelljen joqytetare dhe mes tyre është edhe kjo gjobë, që, sipas kryebashkiakut Walter Stefan, do të ndalojë blasfeminë.

“Blasfemia është ofenduese, mua më ofendon. Me këtë ligj nuk do të ketë mundësi njeri që të ofendojë fetë e ndryshme. Ne duhet të respektojmë çdo besimtar”, tha kryebashkiaku për “The Telegraph”.

Gjoba do të ketë edhe për ata që e nxjerrin shëtitje qenin pa litar dhe për ata që hedhin mbeturinat në vende publike.

Në Saonara banojnë rreth 10 000 persona.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rreziqet që vijnë nga konsumi i kafes esëll

PreshevaPRESS

Mot me riga shiu dhe diell në pesë ditët e ardhshme

PreshevaPRESS

Nga 1 prilli automjetet mund të përdorin gomat e verës në komunikacion

PreshevaPRESS