Pas situatës së krijuar në deponin e mbeturinave të komunës së Preshevës, nga zjarri që ka kapluar mbeturinat duke transmetuar ajër shumë të ndotur në tërë qytetin duke rrezikuar shëndetin e qytetarëve, kanë reaguar një numër i madh i qytetarëve të Preshevës.
Gjatë ditës së djeshme ndërmarrja publike Moravica ka tentuar me mjetet e saja ta fikë zjarrin e krijuar por meqë ishte fjala për sipërfaqe të mëdha të zjarrit dhe nuk ka pas rezultat.
Pas takimit të Shtabit për situata të jashtëzakonshme u vendos që gjatë natës do të ndërhyhet me makineri të rëndë duke tentuar të fiket zjarri duke e mbuluar me dhe, meqë uji nuk dha efekt, ndërsa gjatë ditës së nesërme NP Moravica do të angazhoj ekipe kujdestare duke qenë në gjendje gatishmërie të ndërhyjë menjëherë.
Edhe pse tani më po kalojnë 24 orë nga momenti që territorin e komunës së Preshevës e ka mbuluar tymi kancerogjen i cili prodhohet nga zjarret që kanë kapluar deponinë e mbeturinave të Preshevës, zyrtarët e udhëheqjes së Preshevës po heshtin duke hedhur fajin në qytetarët anonim siç i quajnë “të papërgjegjshëm”.
Kompania “Black in White Production” në lidhje me situatën e krijuar dy ditët e fundit ka realizuar një video të titulluar “M’LE T’MARR FRYMË NË PRESHEVË 13.09.2019” duke treguar gjendjen e keqe të ajrit mbi Preshevë.