QEVERIA HOTI NDAN 200 MIJË EURO PËR KOMUNËN E BUJANOCIT

Foto nga arkivi REL

Në mbledhjen e sotme të zhvilluar të Qeverisë së Republikës së Kosovës të kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti është aprovuar kërkesa e komunës së Bujanocit për t’i dalë në ndihmë komunës së Bujanocit për dëmet e shkaktuara nga vërshimet e fundit që kapluan komunën e Bujanocit.


Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka marrë vendim për të ndarë 10 mijë euro për rindërtimin e Kalasë së Ulqinit, pas dëmeve të shkaktuare nga vërshimet në Mal të Zi.

Po ashtu me 200 mijë euro do të ndihmohet Komuna e Bujanocit për sanimin e dëmeve nga vërshimet.

Qeveria gjithashtu ka ndarë 12 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për subvencione dhe transferime.

Hoti ka bërë të ditur gjithashtu se Qeveria ka autorizuar Klinikën e Ortopedisë në SHSKUK që në koordinim me MPMS-në dhe me Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së të bëjë furnizimin dhe rregullimin e protezave dhe ofrimin e shërbimeve të tjera për nevoja të invalidëve të luftës së UÇK-së. Të gjitha shpenzimet për realizimin e këtyre shërbimeve do të mbulohen nga buxheti i Kosovës, në pajtim me legjislacionin në fuqi.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Komunës së Bujanocit në faqen e saj në rrjetin social facebook. Komuna e zbujanocit ka thënë se përveç miratimit të kërkesës në kohë rekord, ky vendim qeveritar përbën njëherit edhe përkushtim dhe interesim të vazhdueshëm të institucioneve të Republikës së Kosovës për qytetarët e Bujanocit.

“Pas vësrshimeve që shkaktuan dëme të shumta, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi më 28.01.2021 iu kishte drejtuar kryeministrit Hoti me një kërkesë prej 200.000 eurove për një intervenim të shpejtë për t’i sanuar dëmet e shkaktuara.” thuhet mes tjerash në njoftimin e Komunës së Bujanocit.

Kërkesa për ndihmë, përkundër vështirësive buxhetore të Kosovës, është aprovuar në kohë rekord, por bazuar në përvojën e më hershme, ndihmat financiare nga Kosova për komunat e Luginës dijnë të vonohen për shkak të procedurave të komplikuara politike mes Serbisë dhe Beogradit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS