Qeveria e Kosovës votohet nga 66 deputetë, betohet Kurti dhe kabineti i tij

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tashmë zyrtarisht ka marrë pozitën e kryeministrit të Kosovës.


Me 66 vota për  e 10 abstenime kjo qeveri është zgjedhur.

Ky kabinet nuk është votuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lista Serbe dhe Nisma Socialdemokrate.

Kabineti qeveritar i Kurtit do të ketë 15 ministri ku gjashtë do të udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, gjashtë nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe tri nga komunitetet pakicë.

Gjatë ditës së djeshme janë bërë të ditur edhe emrat e ministrave nga dy partnerët e koalicionit.

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti është betuar së bashku me kabinetin e tij qeveritar para deputetëve të Kosovës.

“Me përgjegjësi, përkushtim dhe ndershmëri do ti kryejmë të gjitha detyrat duke zbatuar kushtetutën e Kosovës, duke respektuar parimet dhe normat standarde për liri dhe barazi e demokraci. Betohemi”, është betuar Kurti së bashku me kabinetin e tij qeveritar.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Tryezë e rrumbullakët për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndalimin e diskriminimit

PreshevaPRESS

Producenti Sokol Guga gati të sjell spektaklin e Shën Terezës në Ulqin

PreshevaPRESS

Tragjedi në Llap / Pasi vrau të dashurin, 31-vjeçarja e mori peng gruan e axhës

PreshevaPRESS