Qeveria e Kosovës ndan 70 mijë euro për libra për nxënësit e Luginës së Preshevës

Qeveria e Kosovës ka ndarë sot 70 mijë euro për blerjen e librave në gjuhën shqipe për nxënësit e Luginës së Preshevës.


 

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës bëri të ditur se kanë komunikuar edhe me zyrtarë të Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë dhe shuma totale për blerjen e librave për nxënësit e Luginës është 140 mijë euro dhe këtë shumë janë pajtuar ta ndajnë në mënyrë të barabartë.

“Këto mjete planifikohen të ndahen nga rezervat shtetërore për mbulimin e kostos për librat e gjuhës shqipe për nxënësit e Luginës së Preshevës”, tha zëvendësministri Krasniqi. 

Lajmin për ndarjen e 70000 eurove për librat e siguruara për nxënësit e Luginës së Preshevës e ka publikuar edhe Ministrja e Arsimit të Republikës së Kosovës, Hykmete Bajrami në faqen e saj në facebok. 

https://www.facebook.com/hykmete.bajrami/posts/1737353509746756
Në lidhje me vendimin e Qeverisë së Kosovës, ka reaguar edhe kryetarja e degës së PVD-së, Ardita Sinani, e cila ka shpërndarë njoftimin e Ministres Bajrami, dhe ka shkruar një falemnderim për kontributin dhe përkushtimin e saj për nxënësit shqiptar në Luginë.
 
Në vazhdim ju sjellim postimin e plotë të kryetares së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani, në profilin e saj në facebook:
 
E dashur mike, e Nderuar znj. Ministre,
Ju përgëzoj për seriozitetin, profesionalizmin dhe përkushtimin sidomos me kontributin për tekstet mësimore të nxënësve shqiptar në Luginë!
Pafundësisht jemi mirënjohës!
Respekt!

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoninë e Veriut

PreshevaPRESS

KFOR: Ishim të informuar për patrullimin e ushtrisë serbe pranë vijës kufitare

PreshevaPRESS

ZV/kryeministri i Malit të Zi: Kosova është krahinë e Serbisë

PreshevaPRESS