QARG sjell librin me përmbledhjen me përalla për fëmijët shqiptarë në Luginë

Në ambientin e Bibliotekës së qytetit në Bujanoc, Qendra për Avancimin e e të rinjëv dhe grave – QARG, të marten (dje) ka bërë promovimin e përmbledhjes së librit me përralla të titulluar “Përrallat e gjyshes”.


Sipas QARG, ketë promovim e bëri të veçantë prezenca e fëmijëve të grupeve parashkollore dhe edukatoreve të tyre, si të ftuar special, duke qenë se vet libri me përralla është përgatitur enkas për fëmijët e grupmoshave të ndryshme.

Gjatë promovimit edhe Nejla dhe Stina lexuan nga një përrallë për fëmijët që ishin prezent.

Libri iu dhurua Bibliotekës së qytetit, që të kenë mundësi sa më shumë fëmijë ta lexojnë. Por gjithashtu libri u dhurua edhe nëpër pothuajse të gjitha paralelet e parashkollorëve në komunën tonë si në Bujanoc, Tërnoc, Turi, Bilaç, Samolicë dhe në Bibliotekën e fshatit Tërnoc, në Bibliotekën e shkollës fillore “Naim Frashëri”.

Ky aktivitet i Qendrës për Avancimin e të rinjëve dhe grave – QARG, u realizua fal mbështetjes financiare të Këshillit Kombëtar Shiqptar, ku përmbledhjeje e përrallave, tanimë ka arritur në duart e shumë voglushëve shqiptarë nga komuna jonë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Bibloteka “Mehmet Jusufi” në Preshevë do të organizoj “Panairin e Librit Shqip”

Lirigzona Nuredini

Aktori Kushtrim Asllani bashkohet me shoqatën Ditura për të sjell “Valley Film Festival” në Bujanoc

Lirigzona Nuredini

Sot në Preshevë nis edicioni i dytë i kolonisë artistike “LuginArt”

PreshevaPRESS