PVD DHE LPD PRO KOALICIONIT SHQIPTAR NË BUJANOC

Gjatë ditës së sotme, dy partitë shqiptare në Bujanoc, Partia për Veprim Demokratik dhe Lëvizja e Progresit Demokratik, i kanë kthyer përgjigje Partisë Demokratike mbu mundësinë e krijimit të shumicës shqiptare në qeverisjen e ardhshme lokale.


PVD, në shkresën e saj dërguar PD-së, e ka mbështetur idenë e ndërtimi të koalicionit me shumicë shqiptare të konsidetuar sit ë pakontestueshëm.

“Ndërtimi i stabilitetit komunal me një shumicë shqiptare, që ishte premisë kryesore e fushatës zgjedhore të të gjitha subjekteve politike, është i pakontestueshëm edhe për PVD-në, prandaj, në ketë fyrmë, PVD, nuk ka të ashtuquajtura ‘vija të kuqe’ , me asnjë subjket” – thuhet në letërpërgjigjen e PVD-së.

Ndërkaq, gjatë ditës, edhe Lëvizja e Progresit Demokratik, ka publikuar përgjigjet me shkrim dërguar Partisë Demokratike të Nagip Arifit.

“LPD ka qenë dhe është ithtare e përfshirjes së të gjithë shqiptarëve në qeverisjen lokale, e veçmas në këto moment jetike për Bujanocin” – thuhet në përgjigjen e partisë së Shqiprim Musliut.

Kujtojmë se, Partia Demokratike si parti fituese e zgjedhjeve lokale të 21 qershorit, ka filluar takimet consultative me partitë shqiptare mbi mundësinë e krijimit të qeverisjes së ardhshme lokale me shumicë shqiptare./LuginaLajm

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS