PVD AKUZON KOMUNËN E PRESHEVËS SE KEQPËRDORI 356000 DINARË NË PAKOT USHQIMORE

Partia për Veprim Demokratik përmes një postimi në faqen e saj në facebook ka akuzuar Fondin për qëllime humanitare të Komunës së Preshevës se ka keqpërdorur rreth 3000 euro gjatë aksionit të shpërndatjes së pakove ushqimore gjatë kohës së pandemisë.


Kjo parti akuzon Fondin për qëllime humanitare të Komunës së Preshevës se për çdo pako ka paguar 1424 dinarë më shumë se çmimi i tregut.

Duke publikuar përgjigjen e Fondit për qëllime humanitare në pyetjen e këshilltarit të PVD-së në Kuvendin komunal në Preshevë, Rinor Krasniqi, rreth kostos së pakove ushqimore të shpërndara gjatë valës së parë të pandemisë Covid19, PVD akuzon këtë institucion se ka keqpërdorur 356000 dinarë në total për 250 pakot e shpërndara.

Në vazhdim mund ta lexoni denoncimin e plotë të PVD-së në facebook të shoqëruar me foto dhe dokumentacionet përkatëse:

https://www.facebook.com/136043413190087/posts/3144129642381434/

ARTIKUJT E NGJASHËM

Rubin në hagë rrëfen rolin e tij në marrëveshjen për Luginën e Preshevës, kohë që lidhet me UÇPMB-në

PreshevaPRESS

Aksion për kontrolle të shtuara trafiku nga 16 deri më 22 shtator 

PreshevaPRESS

Dokument / Ftohet seanca e IV-të e Kuvendit të Komunës së Preshevës

PreshevaPRESS