Pse Suedia nuk ka marrë masa bllokuese, jeta po vazhdon normalisht

Suedia, ndryshe nga vendet e tjera europiane që po aplikojnë masa të forta kufizuese, nuk ka ndërmarrë asnjë masë drakoniane. Ajo vazhdon të mbajë edhe shkollat hapur.


Financial Times thotë se Suedia ka vetëm pak kufizime, duke ndaluar grumbullimet e më shumë se 500 personave dhe duke këshilluar punonjësit të qëndrojnë në shtëpi nëse është e mundur.

Edhe lokalet janë të hapura, kurse gazetat janë të mbushura me histori të mijëra njerëzve të mbledhur nëpër resorte skish.

Johan Carlson, kreu i Agjencisë Publike të Shëndetit, e mbrojti këtë qasje duke thënë se vendi “nuk mund të marrë masa drakonike që kanë një ndikim të kufizuar mbi epideminë, por nxjerrin jashtë loje funksionet e shoqërisë”.

Megjithatë ai pranoi se numri i vdekjeve në Suedi do njohë rritje.

Deri më tani në këtë vend janë regjistruar mbi 2 mijë raste me koronavirus dhe 36 të vdekur.

Një epidemiolog tha se shifra është akoma e menaxhueshme.

Por epidemiologu Joacim Rocklov tha se ky është një eksperiment i madh.

“Nuk ia kemi idenë. Mund të funksionojë- por edhe mund të shkojë në drejtimin e gabuar”.

Autoritetet në Suedi nuk kanë thënë nëse po ndjekin strategjinë e imunitetit të tufës, ku një pjesë e madhe e popullsisë e marrin virusin për të ndërtuar imunitetin e shoqërisë.

Qasja liberale e Suedisë është në kontrast me vendet fqinje, si Danimarka, Norvegjia dhe Finlanda që kanë imponuar masa të rrepta kufizimesh.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS