Një person u vra natën e kaluar në Portland pas përplasjeve midis protestuesve të Black Lives Matter dhe mbështetësve të Presidentit të SHBA Donald Trump.
Policia raportoi gjithçka. Qyteti i Oregon ka qenë një epiqendër e protestave që kur policia vrau George Floyd në Minesota në fund të majit.
Të shtënat u zhvilluan rreth orës 8:45 të pasdites në qendër të qytetit – tha policia. Një hetim për vrasje është duke u zhvilluar.
Policia e Portland postoi në Twitter se një tubim politik ishte “duke përfshirë qendrën e Portland” dhe se “ka pasur disa raste dhune midis protestuesve dhe kundër-protestuesve. Zyrtarët ndërhynë dhe në disa raste bënë arrestime”. OregonLive raportoi “përplasje” dhe “momente tensioni” midis grupeve, megjithëse policia nuk tha nëse të shtënat kishin të bënin me demonstratat.