Presidenti i Iranit: Ata në Shtëpinë e Bardhë vuajnë nga të meta mendore

Irani ashpër kritikoi sot sanksionet e reja të SHBA’ve ndaj Liderit Suprem, Ayatollah Ali Khamenei, dhe zyrtarëve të tjerë të lartë iranian, i quajtën të paturpshme dhe idiote.


Presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, ka thënë sot se masat e reja mbyllën përgjithmonë komunikimin diplomatik mes dy vendeve. Ai shtoi se në Shtëpinë e Bardhë në Washington ka “mungesa të kapaciteteve mendore”.

Rouhani shtoi se të vendosësh sanksione drejt Liderit Suprem Ayatollah Ali Khamenei është “budallallëk dhe paturpësi”, posaçërisht kur kleriku shiitë 80 vjeçar nuk i shkon ndërmend të udhëtoj për në SHBA.

Derisa Këshilltari për Siguri Kombëtare i Presidentit Amerikan, Jonn Bolton , ku u takua me homologët e tij rus dhe izraelit, takim i parë ky i këtyre palëve, tha se “SHBA’të kanë lënë një derë të hapur ku Irani mund të hyjë”, sot u bë e qartë se Teherani nuk mendon ashtu.

Zyrtarë nga Washingtoni kishin njoftuar edhe sanksione edhe kundër Ministrit të Jashtëm të Iranit, Javad Zarif, që e trazoi Presidentin Iranian Rouhani gjatë adresimit të tij në televizionin shtetëror, “njëherë e sanksiononi ministrin e në të njëjtën kohë e thërrisni për bisedime, nuk dinë çfarë duan”.

Deri tani nuk ka komente nga Shtëpia e Bardhë, por për dallim nga Korea e Veriu, nga Irani nuk duket se ka vullnet për bisedime.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS