“Pranvera e hershme” / Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Sipas të dhënave hidrometeorologjike, gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira.


Sipas të dhënave hidrometeorologjike në vendin tonë, të hënën dhe të martën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relievit malor.

Të martën në mesditë temperaturat minimale do të jenë më të ulëta për 4-6 gradë se dita e hënë, ndërkaq në mëngjes parashihen ngrica të dobëta.

Të mërkurën dhe të enjten do të ketë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Ndërkaq edhe dita e premte mbetet me kushte pothuajse të ngjashme meteorologjike, përpos që minimalet do të rriten për 3 gradë, ndërsa maksimalet mbeten të ngjashme.

Mëngjeset, ashtu si shumica e ditëve të kësaj periudhe pritet të jenë me ngrica të lehta, ndërsa gjatë ditës temperaturat do të jenë më të larta, grafiku i temperaturave do të rritet.

Temperaturat maksimale do të ulen për 1-3 gradë, ndërsa minimalet mbeten konstante. Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi.

ARTIKUJT E NGJASHËM

A mund të kthehet kujtesa përmes hipnozës te njerëzit e prekur me demencë?

PreshevaPRESS

Spektakli “Shën Tereza, shqiptarja e gjithë botës” që mblodhi të gjithë shqiptarët në Luginë, do të transmetohet në Klan Plus

PreshevaPRESS

Autizmi tashmë mund të zbulohet nga testi në një fije floku…

PreshevaPRESS