Policia arrestoi 47 persona, organizuan bixhoz, hapën qebaptore e dolën në rrugë për qejf

Policia e Kosovës ka arrestuar 47 persona gjatë ditës së djeshme për shkak së nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë për kufizim të lëvizjes.


Disa prej tyre kanë organizuar bizhox, disa janë hasur në rrugë duke ecur, disa duke vozitur me makinë, e një tjetër ka hapur qebatoren e tij ku kanë qëndruar disa persona.

Në Pejë policia ka arrestuar dje 12 persona, 10 prej tyre për organizim të lojërave të fatit në një lokal dhe një tjetër për mosrespektim të vendimit të qeverisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Në Vushtrri e Malishevë policia ka arrestuar nga 7 persona që dolën në rrugë pa ndonjë arsye, në Prishtinë dhe në Kamenicë nga katër persona, në Obiliq 3 persona, në Prizren, Gjakovë, Lipjan e Deçan nga dy persona, dhe në Ferizaj, Istog e Drenas nga një person.

Policia raporton se një person u arrestua në veri të vendit në Leposaviq pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë.

Dhjetë persona në Pejë u arrestuan pasi kishin hapur një lokal ku kishin organizuar bixhoz.

“Janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë takuar duke zhvilluar lojëra të fatit në një lokal njëherit të njëjtit nuk i kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës.  Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit pronari i lokalit është dërguar në mbajtje ndërsa nëntë të tjerët janë liruar në procedurë të rregulltë, njofton policia.

“Është arrestuar një i dyshuar mashkull    kosovar pasi i njëjti ka hapur për të punuar në lokalin e tij qebaptore dhe aty janë hasur duke qëndruar disa persona. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton policia.

Në Deçan policia ka sekuestruar një sprej, dy fishekë dhe një boks dhe ka arrestuar dy persona të dyshuar.

Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë ndaluar duke u shëtitur me veturën e  tyre pa ndonjë arsye të veçantë,  duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës ndërsa gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar : një sprej, dy fishekë dhe një boks. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Dy persona të tjerë janë dërguar në mbajtje në Prizren pasi nuk kanë respektuar urdhërat e zyrtarëve policorë.

“Janë arrestuar dy meshkuj kosovarë të cilët nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë dhe nuk kanë respektuar urdhërat e zyrtarëve policor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të policisë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Turqia e pavendosur, edhe pse është në NATO dëshiron të anëtarsohet edhe në BRICS

PreshevaPRESS

Nga sot ndryshon rregullorja e udhëtimeve brenda BE, njihuni me rregullat që do të ballafaqoheni

PreshevaPRESS

Alarmon Fajon: I trembem faktit se Schengeni po mbyllet si shkak i kërcënimeve në rajon

PreshevaPRESS