Policët në Malajzi maskohen si kamarierë për të kapur myslimanët që nuk agjërojnë

Zyrtarët policor malajzianë po maskohen si kuzhinierë dhe kamerierë për të kapur myslimanët të cilët nuk agjërojnë gjatë Ramazanit.

Tridhjetë e dy oficerë të një këshilli lokal në vendin me shumicë myslimane janë duke u fshehur në lokacionet ku përgatiten ushqime, raporton gazeta New Straits Times.

Myslimanëve u kërkohet të agjërojnë nga agimi deri në muzg gjatë muajit më të shenjtë të Ramazanit, përveç nëse ka rrethana të veçanta si sëmundja.

Ndërsa myslimanët në Malajzinë multietnike tradicionalisht kanë ndjekur një formë tolerante të Islamit, kritikët thonë se qëndrimet konservatore po fitojnë terren në vitet e fundit.

Nëse myslimanët shihen duke porositur ushqim gjatë ditës, oficerët policor do t’i fotografojnë fshehurazi dhe dhe do të kontaktojnë departamentin e çështjeve fetare  për veprime të mëtejshme.

Malaysian officials are disguising themselves as cooks and waiters to catch Muslims who don't fast during Ramadan. Pictured: Muslims breaking their fast in Kuala Lumpur

Malajzia ka një sistem ligjor të dyfishtë, për myslimanët që u nënshtrohen ligjeve islame në zona të caktuara.

Në Johor, myslimanët nuk agjërojnë mund të dënohen me burgim deri në gjashtë muaj ose me gjobë deri në 1.000 ringgit (240 dollarë) ose të dyja.

Mbi 60 për qind e 32 milionë banorëve të Malajzisë janë myslimanë etnikë malazias dhe vendi është gjithashtu shtëpia e pakicave etnike kineze dhe indiane, të cilët zakonisht nuk ndjekin parimet islame.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS