Përfundon zyrtarisht orari i procesit të votimit në Shqipëri për zgjedhjet lokale, fillon numërimi i votave

Është mbyllur zyrtarisht në orën 19:00 procesi i votimit për zgjedhjet lokale në Shqipëri.


Në të gjitha qendrat e votimit në teritorin e Shqipërisë që nuk ka votues brenda qendrës së votimit apo jashtë duke pritur në radhë, procesi i votimit është mbyllur.

Ndërkohë në ato qendra ku ka ende votues që janë në radhë, procesi do të zgjatet me disa minuta. Një rregull ky i parashikuar në Kodin Zgjedhor për t’u dhënë mundësi të gjithë atyre qytetarëve që kanë vullnetin për të votuar, por që e kanë lënë për në minutat e fundit.

Deri në orën 18:00 kanë votuar 36,39 për qind e qytetarëve në të gjithë teritorin e Shqipërisë. Të dhënat përditësuara nga KQZ vijnë nga 2662 qendra nga 5211 në total.

Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, deri në ora 18:00 numri i qytetarëve që kanë ushtruar të drejtën e votës është 694836 nga 1909641 zgjedhës në listën e QV të raportuara.

Pjesëmarrja në votime në zgjedhjet e përgjithshme të 25 prillit 2021 në të njëjtën orë ishte 45, 48 për qind.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Donald Trump drejt fitores në zgjedhje

PreshevaPRESS

Avionët e parë luftarakë F-16 mbërrijnë në Ukrainë

PreshevaPRESS

Izraeli: Konfirmohet vrasja e liderit ushtarak të Hamasit, Deif

PreshevaPRESS