Shtabi i Krizave i Qeverisë së Serbisë për parandalimin e përhapjes së pandemisë ka vendosur që nuk do të ketë lehtësim të masave epidemiologjike në fuqi.
Shtabi i Krizave ka mbajtur mbledhje mëngjesin e sotshëm, por, megjithëse kishte njoftime se do të propozohej një lehtësim i disa prej masave në fuqi, asnjë masë nuk u revokua ose zbut.
Epidemiologu Predrag Kon deklaroi pas seancës së Shtabit të Krizave, se vihet re një rritje e lehtë e njerëzve të infektuar rishtas, e cila mund të lidhet me kthimin nga vendpushimi i skive dhe me praninë e llojit britanik, prania e të cilit është provuar në disa raste.
Ne e pranuam që festat e ardhshme janë një rrezik shtesë, veçanërisht në një situatë kur ne ende nuk kemi vaksinim me dy doza të vaksinës, tha Kon.
Dr. Kon theksoi se duhet të përpiqemi të mos e përkeqësojmë këtë situatë, dhe kjo është e mundur vetëm duke respektuar masat. Siç tha ai, kjo i referohet veçanërisht rritjes së kontrolleve që mund të pritet në periudhën vijuese, dhe veçanërisht për pushimet në male dhe vendpushimet e skive.
Të gjitha informacionet në lidhje me gjendjen pandemike në vend mund t’i gjeni duke klikuar në këtë vegëz apo në faqen NË FOKUS nën seksionin PANDEMIA COVID19 NË LUGINË.