PËRFUNDON MBLEDHJA E SHTABIT KOMUNAL PËR SITUATA TË JASHTËZAKONSHME

Sot gjatë ditës është mbajtur seanca e dytë e Kuvendit të Komunës së Preshevës, gjatë së cilës është formuar edhe Shtabi komunal për situata të jashtëzakonshme.


Me të formuar këtë organ në Kuvend, kryeatarja e Preshevës, njëheri edhe udhëheqëse e këtij Shtabi, Ardita Sinani, ka ftuar mbledhjen e parë për vitin 2021, ku do të diskutohet për situatën në fshatrat Rahovicë dhe Raincë, pas reshjeve të shumta mbrëmjen e djeshme.

Në këtë mbledhje të Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në territorin e bashkësisë lokale Rahovicë dhe Raincë, si dhe është emëruar ose formuar komisionet profesionale për vlerësimin e dëmit në rajonet e vërshuara të bashkësisë lokale të këtyre dy fshatrave.

Përveç mbledhjes së Shtabit komunal për situata të jashtëzakonshme, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, gjithashtu ka shkruar shkresa zyrtare përmes të cilava ka kërkuar ndihmë nga Qeveria e Serbisë, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti si dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.

“Poashtu për ndihmë komunës dhe qytetarëve tanë iu drejtova me shkrim edhe kryeministrit të Shqipërisë, z. Edi Rama, kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti si dhe kryetarit të Bashkisë Tiranë, z. Erion Veliaj.” ka shkruar Sinani në faqen e saj në rrjetin shoqëror facebook.

Erion Veliaj, kryetari i Tiranës, ka qenë i pari që përmes një cicerime në rrjetin shoqëror Twitter, është solidarizuar me banorët e rajoneve që janë ballafaquar me vërshimet e mbrëmshme, duke garantuar se në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak do të ndaj një pako financiare për të ndihmuar në sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

PreshevaPRESS ka mësuar se gjatë ditës së sotme në Komunën e Preshevës kanë arritur të kërkesat e para nga qytetarët, të cilëve vërshimet e mbrëmshme i kanë shkaktuar dëme të konsiderushme materjale, krysisht duke kërkuar pako higjienike.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS

KDNJ ka mbajtur tribunën “(Mos)integrimi i pakicës kombëtare shqiptare në Serbi”

PreshevaPRESS