Përfaqësues të Ambasadës së SHBA-ve vizitojnë Preshevën

Përfaqësues të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, pas takimit në Komunën e Bujanocit, kanë vazhduar agjendën duke vizituar Preshevën.


Pas takimit me kryetrin e Komunës së Bujanocit, delegacioni i Ambasadës së SHBA-ve në Beograd, kanë takuar kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Përmes një postimi në rrjetin shoqëror Facebook, kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, ka njoftuar se ka pritur në një takim përfaqësuesit e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd.

Sinani në njoftim ka thënë se është biseduar për problematikat e shqiptarëve në Serbi, duke potencuar pasivizimi, mospranimi i diplomave të Republikës së Kosovës, dhe shërbimi i detyrueshëm ushtarak.

Në vazhdim ju sjellim njofitmin e plotë të Ardita Sinanit të postuar në rrjetin shoqëror facebook:

Sot në kabinetin e kryetares Ardita Sinani u mirëpritën zyrtarët e Ambasadës Amerikane, Nicholas Enz – zyrtar politik, dhe Ksenia Llazoviq nga departamenti politik.

“Në takimin tonë, u trajtuan tema të rëndësishme për të ardhmen e qytetarëve tanë, me fokus të veçantë:

    • Shërbimi i detyrueshëm ushtarak
    • Pasivizimi i adresave
    • Mospranimi i diplomave të Kosovës

Këto janë shkaktarët kryesorë të emigrimit të të rinjve tanë. Ndërkohë, diskutuam edhe për çështje të tjera kritike si: 

    • Mungesa e librave shqip
    • Përdorimi i lirë i simboleve kombëtare
    • Mospërmbushja e marrëveshjeve ndërkombëtare, Marrëveshja e Konçulit e vitit 2001, Rekonstruimin të Trupi Bashkërendues-2009 dhe Planin 7-pikësh-2013
    • Mungesa e investimeve në zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturë.

Përfaqësuesit e Ambasadës Amerikane treguan gatishmërinë për të avokuar në zgjidhjen e këtyre problemeve, duke kontribuar për të siguruar një të ardhme më të mirë për qytetarët tanë. 

ARTIKUJT E NGJASHËM

OKB e shqetësuar për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Luginë / Çfarë thuhet në këtë raport

PreshevaPRESS

Presheva dhe Bujanoci pa energji elektrike të dielën

PreshevaPRESS

Edhe pas më shumë se 24 orë nga grabitja në Tërnoc pa gjurmë të autorëve

PreshevaPRESS