Përfaqësues Aleancës për Luginën pritet nga Ministri i jashtëm shqiptar

Sot përfaqësues të Aleancës për Luginën janë pritur në ambientet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, nga Ministri Igli Hasani dhe bashkëpuntorët e tij, Kastriot Robo dhe Arben Doci.


Në takim, theks të veçant kishin problematikat e Shqiptarëve të Luginës për të cilat ministri është njoftuar hollësisht nga përfaqësuesit e Aleancës për Luginë, Ilir Sadriu dhe Armend Aliu.

Pasivizimi i adresave, papunësia enorme, mosnjohja e diplomave, problemet në fushën e arsimit, mungesa e informimit shqip, militarizimi i rajonit, ndalimi i përdorimit të simboleve kombëtare, diskriminimi në përfaqësimin në institucione shtetërore që operojnë në nivelin lokal si në gjykatë, prokurori, shëndetësi, polici, dogana etj. ishin pikat me të cilat elaboruam brengat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.” thuhet në njoftimin e Aleancës për Luginën, të publikuar në facebook.

Aleanca për Luginën, në mes tjerash, në këtë takim shtroi edhe disa kërkesa ndaj Ministrisë:

– Hapja e konsullatës së Republikës së Shqipërisë në Preshevë.
– Mundësinë e dhënies së shtetësisë shqiptare për shqiptarët e Luginës së Preshevës.
– Shqyrtimi i sigurimit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore sekondare dhe terciale në institucionet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë deri në ndërtimin dhe funksionalizimin e një spitali në Luginë.
– Mbështetjen e vazhdueshme për studentët me kuota, bursa dhe akomodim.
– Përfshirja e Luginës së Preshevës në linjë të veçantë buxhetore, për projekte dhe iniciativa të mirëmenduara që sjellin dobi konkrete për qytetarët e Luginës së Preshevës.

“Aleanca për Luginën mori mbështetjen e plotë të Ministrit që në periudhën vijuese në koordinim dhe bashkëpunim të mirëfilltë dhe të drejtpërdrejtë përmes takimeve edhe më të shpeshta të konkretizojmë hapat e veprimit politik të mëtutjeshëm në zgjidhjen e problemeve ekzistuese.” thuhet në përfundimin e njoftimit të Aleancës për Luginën.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Mundësi për të rinjtë nga Presheva e Bujanoci: Vizitë studimore tre-ditore në Beograd

PreshevaPRESS

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS