Përdorimi i telefonin në tualet, rrit rrezikun e prekjes nga koronavirusi

Ndërsa numri i rasteve të infeksioneve koronavirus kalon 200 persona në Mbretërinë e Bashkuar, mediat kanë bërë publike një tjetër këshillë për të ulur rrezikun e përhapjes së këtij virusi.


Sipas një studimi nga agjencia e marketingut Jellybean, të paktën 54% prej nesh marrin telefonat tanë celularë në tualet dhe luajmë me ta. Shkencëtarët aktualisht besojnë se COVID-19 mund të mbijetojë për nëntë orë ose më shumë në sipërfaqe të forta si plastike, metal, ose xhami i ekranit të telefonit tuaj celular.

Kështu që telefoni është një vend i përshtatshëm që virusi të përhapet tek ju teksa shkruani në një vend jo shumë të pastër. Profesori William Keevil, nga Universiteti i Southampton tha për Metro: “Ju mund të lani duart, por nëse filloni të prekni ekranin tuaj të smartphone dhe më pas prekni fytyrën tuaj dhe kjo është një rrugë e mundshme e infeksionit”.

Larja e duarve tuaja për të paktën 20 sekonda disa herë në ditë është këshilla aktuale e qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar.  Por një zakon i keq që e bëjnë shumë prej nesh mund të zhbëjë gjithë atë kujdes.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Oxford shpallet sërish universiteti më i mirë, institucionet evropiane në rënie

PreshevaPRESS

E diela me diell dhe vranësira, temperaturat arrijnë në 22 gradë

PreshevaPRESS

Këta janë fituesit e çmimit Nobel në Mjekësi

PreshevaPRESS