Për arsye sigurie ndalohet shitja e biletave për ndeshjen mes Serbisë e Shqipërisë

Pas vlerësimeve nga FIFA, konsultimeve me UEFA-n, udhëzimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe mësimeve nga përvoja e keqe nga ndeshja e mëparshme që u ndërpre në vitin 2014, Federata e Futbollit të Serbisë vendosi që biletat për duelin mes Serbisë e Shqipërisë, i cili do të luhet më 11 tetor në Leskovac, nuk do të jenë në shitje.


Në tribuna do të jenë ata që do të marrin bileta përmes federatave, klubeve, sponsorëve dhe si mysafirë të Federatës, me kontrolle të rrepta sigurie në hyrje, siç pretendon FSS.

Selektori Dragan Stojković Pixi u tha atyre që do të jenë në “Duboçicë” të shtunën se nuk do të donte që “të bëheshin gjëra budallallëqe”.

Të shtunën, Leskovci do të shënojë Ditën e Çlirimit në Luftën e Dytë Botërore, por ai do të jetë edhe në qendër të vëmendjes së futbollit, pasi u zgjodh si vendi ku do të zhvillohet ndeshja Serbi-Shqipëri, gjë që Beogradi nuk mundi ta organizonte.

Pas incidenteve në tribuna – ankesës së lojtarit anglez Kons se dikush nga publiku i drejtoi një lazer në sy, sjelljes diskriminuese të tifozëve, ndërhyrjes gjatë himneve kombëtare dhe sulmeve në tribuna, FSS, me aprovimin e FIFA-s dhe pëlqimin e Federatës së Futbollit të Shqipërisë, e zhvendosi ndeshjen në Leskovac, shumë do të thonë “të sigurt dhe të verifikuar”.

“Arsyeja kryesore është siguria. Jo vetëm publiku, por mbi të gjitha lojtarët dhe të gjithë aktorët e tjerë të lojës. Një ndeshje e tillë mbart shkallën më të lartë të rrezikut dhe kërkon kontroll të plotë në mënyrë që të parandalohen incidente si ato që kemi pasur tashmë mundësinë të shohim në duelet e këtyre dy përfaqësueseve. Të gjithë i kujtojmë mirë ngjarjet dhe pasojat nga Beogradi në vitin 2014. Një arsye po aq e rëndësishme është atmosfera në stadiumin “Dubočica” dhe fakti që në të gjitha ndeshjet e luajtura më parë, publiku në Leskovac i dha mbështetje të pakursyer ekipit tonë dhe brohoriti nga minuta e parë deri në minutën e fundit” thonë nga FSS derisa arsyetojnë zhvendosjen e ndeshjes.

Dhe për shkak të shqetësimit të madh për sigurinë dhe frikës nga një incident tjetër, Këshilli për Çështje Urgjente i FSS vendosi që nuk do të ketë bileta në shitje për ndeshjen midis Serbisë dhe Shqipërisë. Stadiumi “Dubočica” në Leskovc ka 8,136 vende, dhe rreth 1,620 vende nuk do të ofrohen, vendosi FIFA më parë.

Hyrja në stadium do të lejohet vetëm me bileta të personalizuara në mënyrë strikte dhe një inspektim të dokumentit personal, sipas FSS-së, si dhe kontrolle të rrepta sigurie në hyrje, plotësisht në përputhje me standardet më të larta të sigurisë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Cristiano Ronaldo bëhet futbollisti i parë miliarder

PreshevaPRESS

Tërnoci avancon në vendin e dytë, KF Lugina ende në fund të tabelës në Ligën Rajonale të Pçinjës

PreshevaPRESS

Arlind Sadiku: Serbia ka lëshuar urdhër-arrest ndaj meje, nuk mund të udhëtoj në Leskoc për ndeshjen

PreshevaPRESS