PDSH KA HEQUR DORË NGA POSTI I KRYETARIT TË KOMUNËS

Pas tri ditë takimesh dhe diskutimesh mes tri partive shqiptare në Preshevë, PVD, PDSH dhe LR, për të u bashkuar në rrëzimin e qeverisjes së Shwiprim Arifit, ende nuk është arritur ndonjë kompromis.


Partia Demokratik Shqiptare gjatë ditës së sotme ka realizuar shumë takime me  PVD-në dhe LR-në për të diskutuar mundësitë për krijimin e një shumicë të re për të qeverisur me Preshevën por pa rezultate konkrete.

Pas të gjithë takimeve është kuptuar se problem për arritjen e një marrëveshje për qeverisjen e re me Preshevën mbetet posti i Kryetarit të Preshevës.

Partia Demokratike Shqiptare në irën 19:00 ka thirrur mbledhjen e kryesisë ku ka diskutuar për opsionet e mundshme për arritjen e një marrëveshje për shkarkimin e Shqiprim Arifit nga ppzita e kryetarit të Preshevës.

PreshevaPRESS nga burimet e saja brenda kryesisësëkësaj partie ka kuptuar se PDSH ka marrë bendim që mos të kërkojë postin e kryetarit të Prrshevës, duke i shërbyer kështu arritjes së një marrëveshje mes PDSH, LR dhe PVD.

Së shpejti pritet dalja publike e vendimit të Kryesisë së PdSH-së përmes një komunikate.

PreshevaPRESS do të ju informojë vazhdimisht me të rejat e fundit që po ndodhin nga momenti në moment pasi që po i afrohemi limitit kohorë për mbajtjen e seancës së Kuvendit Komunal në Preshevë, seancë e cila i vazhdon mandatin përbërjes aktuale të kësaj legjislature.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Aleanca për Luginën aprovon Deklaratë Politike

PreshevaPRESS

APN ka kandiduar Arbër Pajazitin për kryetar komune në zgjedhjet lokale në Bujanoc

PreshevaPRESS

APN në Bujanoc bashkon forcat me UDSH dhe Lëvizjen për Bujanocin

PreshevaPRESS