Parlamenti Evropian dënon ndërhyrjen turke në Siri

Parlamenti Evropian ka dënuar ofensivën turke në verilindje të Sirisë dhe i bëri thirrje Ankarasë të tërhiqte të gjitha forcat e saj të armatosura nga vendi.


Parlamenti tha në një rezolutë se ndërhyrja ushtarake ishte një “shkelje serioze e ligjit ndërkombëtar” dhe mund të rrezikojë stabilitetin dhe sigurinë në rajon “.

Eurodeputetët kundërshtuan krijimin e një “të ashtuquajturën zonë sigurie” dhe shprehën solidaritet me popullin Kurd. Deputetët gjithashtu shprehën shqetësimin për ringjalljen e Shtetit Islamik.

Parlamenti u ka kërkuar vendeve anëtare të vendosin “një seri sanksionesh të synuara dhe ndalime të vizave” për zyrtarët e lartë turq “përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut në ndërhyrjen ushtarake të Sirisë dhe për shtypjen e të drejtave themelore në Turqi,” transmeton KosovaPress.

“Deputetët e konsiderojnë të papranueshme që presidenti turk Recep Tayyip Erdogan përdor refugjatët për shantazhe ndaj Bashkimit Evropian”, thuhet në deklaratë.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Çfarë dihet për ‘fazën e parë’ të marrëveshjes së paqes në Gaza, që pritet të nënshkruajë Izraeli dhe Hamasi

PreshevaPRESS

Skandal në Harvard: Universiteti përballet me padi për trafik organesh nga morgu

PreshevaPRESS

Mbyllet qeveria amerikane, ndikimet që do të ketë

PreshevaPRESS