Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Sipas të dhënave hidrometeorologjike për rajonin tonë, parashihet që gjatë javës që vjen do të mbajë kryesisht mot i paqëndrueshëm në Luginë.


E hëna pritet të jetë kryesisht vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21 dhe 25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-8m/s.

Të martën pritet të ketë mot të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës parashihen të sjellin riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

E mërkura do të jetë me mot të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende -vende parashihen të sjellin riga shiu .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperendimit.

E enjte do të jetë me mot të vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-25gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë kryesisht nga drejtime i juglindjes.

Ndërsa të premten do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Nusja nga Danimarka që u martua në Preshevë, nuk do ta besoni si flet shqip

PreshevaPRESS

Zbulohet shpella në Hënë, shpresë për bazë të njerëzve

PreshevaPRESS

Sa karburant konsumon kondicioneri në veturë dhe si ta ulni konsumin në minimum

PreshevaPRESS