Parashikimi i motit për këtë javë, po i afrohemi vapës afrikane

Nga kjo javë në vendin tonë temperaturat do të pësojnë rritje të madhe, ku edhe pritet që të ketë vapë afrikane. 


Sipas parashikimit të motit, në vend gjatë javës do të arrijë vapa afrikane e cila do të ngre temperaturat maksimale edhe mbi 35 gradë Celsius.

Indeksi i rrezeve UV mbetet në vlera shumë të larta, ndaj dhe orëve të mesditës këshillohet që t’i shmangemi ekspozimit më të gjatë në diell.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 14 gradë Celsius deri në 17 gradë Celsius, e maksimalet në ditët e para të javës që po fillojmë do të rriten deri në 35 gradë Celsius.

Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare drejtimesh të ndryshme 3-10m/s. Shtypja atmosferike e cila gjatë vikendit ka pësuar rënie të lehtë nën vlera normale,  ditëve të para të javës fillon të rritet.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Shfaqet varianti i ri i Covid-it: Cilat janë katër simptomat kryesore të XEC

PreshevaPRESS

Publikohen çmimet e karburanteve për javën e ardhshme

PreshevaPRESS

Si të shmangni humbjen e qasjes në Gmail: Ekspertët e IT-së për rregullat e reja të Google

PreshevaPRESS