Video / Pamje të reja nga prishjet në shkollën fillore në Preshevë

Edhe pse renovimi i shkollës fillore “Prof.Ibrahim Kelmendi” në Preshevë kanë filluar në vitin 2018, ende pa përfunduar ato kanë filluar prishjet.

Lexo edhe: Ende pa përfunduar renovimi, bie tavani i ri i shkollës fillore si pasojë e pëlcitjes së gypit të nxemjeve

Renovimi i shkollës fillore “Prof Ibrahim Kelmendi”, i cili po vazhdon që dy vite, realizohet përmes projektit me vlerë prej 150.000.000,00 din., e që financohet nga Zyra për investime publike e Qeverisë së Serbisë dhe Komunës së Preshevës.

Mesazhi i një mësimdhënësi dërguar prindërve

Sot, derisa s’kanë përfunduar punime që po zhvillohen në kuadër të renovimit të kësaj shkolle, ende pa kaluar një muaj nga fillimi i vitit akademik 2020/2021, mësueset kanë lajmëruar prindërit për të mos i dërguar fëmijët e tyre për shkak të një defekti i cili ka ndodh me gypat e nxemjes së shkollës.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Presheva, një qytet nga ku është e pamundur të udhëtosh me transport publik

PreshevaPRESS

Katër persona të plagosur në St. Gallen: arrestohet një shtetas i Serbisë

PreshevaPRESS

Ligji për të huajt dhe automjetet në Kosovë / Hapet Zyra për lehtësimin e procedurave për qytetarët e Luginës

PreshevaPRESS