Pajaziti premton ndërtimin e një elekrane të madhe solare

Kryetari i Komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka njoftuar se në Bujanoc do të ndërtohet një elektranë e madhe solare.


“Në Bujanoc do të ndërtohet një elektranë e madhe solare me kapacitet prodhimi prej 35 megavat energji elektrike”, ka njoftuar kryetari i komunës Arbër Pajaziti.

Sipas tij ky projekt pritet të ndikojë pozitivisht në zhvillimin ekonomik lokal, duke përmirësuar furnizimin me energji dhe duke krijuar mundësi të reja punësimi.

Punimet për realizimin e këtij projekti do të zgjasin rreth 4 vite dhe do të kontribuojnë në përmirësimin e infrastrukturës energjetike të rajonit tonë”, thuhet në njoftimim e Pajazitit.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Ardita Sinani në teren pas vërshimeve, kritikon pushtetin e kaluar

PreshevaPRESS

Takimi mes Antonijeviqit dhe Mitroviqit: Dialogu me shqiptarët, është zgjidhja e vetme

PreshevaPRESS

Rexepi (PVD): Mënyra e menaxhimit të prokurimeve publike po e fundos Preshevën

PreshevaPRESS