Pajaziti: Na gëzon përkushtimi i Shqipêrisë për shqiptarët në rajon

Kryetari i komunës së Bujanocit, Arbër Pajaziti, ka përshëndetur iniciativën e MPK të Shqipërisë për themelimin e një drejtorie për shqiptarët e rajonit.


Postimi i Pajazitit:

Përshëndesim përkushtimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë për krijimin e një Drejtorie për Shqiptarët në Rajon si hap tejet i rëndësishëm ndaj përkujdesjes së shtetit amë për bashkombasit e vet.

Një instutucion i këtillë do të ishte shumë i rëndësishëm sidomos për ne në Luginë, kur kihet parasysh se kemi nevojë për mbështetje më tepër se kushdo tjetër.

E vlerësojmë lartë deklaratën e Shkëlqësisë së tij, ministrit, Igli Hasani, duke qenë të bindur se idetë e tij dhe të shtetit shqiptar do të jetësohen shumë shpejt.

Një Shqipëri e përkushtuar, një Luginë stabile dhe prosperuese.

ARTIKUJT E NGJASHËM

Mundësi për të rinjtë nga Presheva e Bujanoci: Vizitë studimore tre-ditore në Beograd

PreshevaPRESS

Publikohet lista e përfituesve në konkursin për masat e efikasitetit energjetik në Preshevë për vitin 2023

PreshevaPRESS

Dokument / Pozitat udhëheqëse që do të i takojnë Aleancës për Luginën në Komunën e Preshevës

PreshevaPRESS