Osmani të shtunën udhëton për në New York ku do të mbahet seancë e KS të OKB-së për Kosovën

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të shtunën e kësaj jave më 20 prill do të shkojë në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Burime brenda Kombeve të Bashkuara (OKB) bëjnë me dije për Klankosova.tv se Osmani do të marrë pjesë në seancën e rregullt raportuese mbi situatën në Kosovë, e cila sipas kalendarit do të mbahet më 22 prill, e hënë.

Të njëjtat burime shtuan se i pranishëm për të njëjtën çështje për të raportuar do të shkojë edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në këtë seancë do të prezantohet raporti i rregullt i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres për situatën në Kosovë.

Një ditë pas votimit pro anëtarësimit për Kosovën në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës të martën, Serbia i bllokoi me orë të tëra qindra kosovarë që të kalojnë kufirin e saj me shtetet përreth, por edhe të hyjnë në territorin e Serbisë nga shtetet kufizuese.

Për këtë reaguan presidentja Osmani, kryeministri Kurti, ministri i Brendshëm Sveçla, ministrja e Jashtme Gërvalla, por edhe ambasadorë të QUINT-it në Kosovë, e edhe vetë BE-ja duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të tyre dhe respektimin e marrëveshjeve për lëvizje të lirë. /Klankosova.tv

ARTIKUJT E NGJASHËM

DASH: Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në Kosovë dhe rajon

PreshevaPRESS

Politikani gjerman thotë se mund të rikthehet ideja e shkëmbimit të territoreve Kosovë – Serbi

PreshevaPRESS

Kosova me 1.586.659 banorë rezidentë

PreshevaPRESS